“Më pëlqen Rei Manaj, ka teknik të përsosur”! Në Spanjë zbulojnë fjalët e Lionel Mesit: I çuditshëm sulmuesi shqiptar

Tanimë nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë të tifozëve shqiptarë apo vetë futbollistit, Rei Manaj është shumë pranë ftesës dhe debutimit me Barcelonën A. Për të mbërritur në këtë pikë sulmuesi i Shqipërisë po imponohet me lojën dhe rezultatet e tij te akademia.

Në ndeshjen e fundit që u fitua në shifrat 2-1, Manaj realizoi si një sulmues i vërtet për të vjedhur golin me nuhatje. Gjithë performancën pozitive e pa nga afër edhe trajneri Koeman që ishte në stadium për të ndjekur talentet e akademisë. Përtej 90 minutave, statistikat flasin për futbollistin kuqezi me 9 golat e shënuara në 16 ndeshje.

Çfarë mund të pritet më shumë për të marrë besimin e Koeman? Me siguri që nëse ky nivel do të tregohej në kohën e Setien, Manaj do të ishte kthyer në titullarin e Barcelonës A. Trajneri që do të shkarkohej nga katalanasit e ftonte lojtarin shqiptar në ekipin A edhe pse nuk po arrinte që të shënonte me akademinë. Së fundmi kësaj situate i ka kushtuar artikull media spanjolle, “OkDiario”. “Rasti i çuditshëm i Manajt. Yll dhe golashënuesi i Barcelonës B, bëri Mesin që të binte në dashuri me të dhe do të largohet”.

Kështu hapet artikulli i kësaj media ku mes të tjerash thuhet se ylli argjentinas ka shumë vlerësim për Manajn: “Sulmuesi i shqiptar ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje, një mesatare mbresëlënëse që, megjithatë, nuk është e mjaftueshme që ai të ketë shanse me ekipin e parë.

Por Rey Manaj nuk është dorëzuar dhe po tregon përmes golave ??se është futbollisti më i rëndësishëm në ekip. Përveç kësaj, si një kuriozitet, diçka duhet të ketë shqiptari pasi Mesi disa muaj më parë tha në Argjentinë se Manaj ishte në mesin e tre talenteve më të mira të “La Masía”: “Më pëlqen Rey Manaj, ka një teknikë të përsosur për një “9””. Padyshim, mosha 24 vjeçare nuk e ndihmon atë, sepse nëse debuton me ekipin e parë, ai automatikisht do të mbetej vetëm për skuadrën A.

Sulmuesi mund të dalë me një çmim të volitshëm kur të mbarojë ky sezon dhe disa skuadra të Kategorisë së Parë kanë trokitur tashmë në derën e tij. Është gjithashtu interesant në Itali dhe Gjermani. Ajo që duket e qartë është se shpërthimi i tij dhe mesatarja e shkëlqyeshme e rezultatit e ftojnë lojtarin të përpiqet të vazhdojë rritjen dhe të konsolidohet jo në një filial, por në një ekip të parë të një ligë të shkëlqyeshme”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online