“Shkuam në Gjermani për qejf, tani jemi në histori”! Alioski tregon edhe “El Locon”: Bëj 11 kilometra se…

Maqedonia e Veriut ka shkruar historinë pas fitores së arritur në Gjermani në shifrat 1-2. Një dorë të madhe në këtë sukses kishin edhe lojtarët shqiptarë, ku mes tyre është futbollisti i Lids, Alioski. Ky i fundit ishte në “Zona Gol” për treguar emocionet e përjetuara pas fitores. Nuk ndodh shpesh që ekipi i Ballkanit të mposht në transfertë Gjermaninë, ndërsa 90 minutësh i kaluar do të mbahet mend gjatë në histori.

“Kemi shkuar në Gjermani me qejf se nuk kishim se çfarë të humbnim. Do të mbahet mend gjatë kjo fitore se asnjëherë më parë nuk kishte një ekip të Ballkanit që të mundte Gjermanin në vendin e saj. Do të shënohet në histori. Por kështu është historia, fiton në këto nivele dhe lumturohesh 1 ditë ose 2 ditë dhe pastaj duhet të merresh me ndeshjen tjetër”, ka thënë Alioski.

Gjithashtu është prekur edhe tema e Lidsit që drejtohet nga “i çmenduri” Bielsa. Por si është realisht ky trajner? Për të shuar dyshimet mendon vetë Alioski. “Trajneri Bielsa? Është fantastik, siç e shihni edhe vetë nga jashtë. Kur flet me të nuk të duket i çmendur, por me mënyrën sesi i bënë gjërat, vetëm ai mundet. I pëlqen shumë kur vijnë njerëz që të shohin trajnimin e tij dhe atëherë madje bënë nga dy seanca. Kontrollon ushqimet tona, nuk i pëlqen që të flasi shumë me ne, por na jep në çdo ditë diçka të re. Shkojmë në stërvitje dhe e dimë se do të mësojmë diçka të re. Unë bëj nga 11 kilometra për ndeshje në fushë. Nëse nuk i bëj, atëherë mund të kem problem”, u shpreh Alioski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online