Arjan Peço ka komentuar lënien jashtë të Abrashit në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo për dy përbllajet me Çekinë dhe Poloninë. I ftuar në studion e emisionit “Kuq e Zi”, trajneri shqiptar ka vlerësuar së tepërmi cilësitë e Abrashit, por zgjedhja e Bajramit dhe Asllanit përpara tij i pëlqen. Kjo për faktin se zotërojnë një teknikë më të lartë dhe ky fakt dëshmon se Silvinjos i pëlqen të ndërtojë në sulm.
“Abrashi është një lojtar që të garanton një nivel mbi mesatar në mënyrë konstante. Është një lojtar që ka shpirt gare, që vrapon shumë, që e ndjen fanellën. Asllani dhe Bajrami kanë ndoshta këmbë më të mira se Abrashi. Mua kjo më pëlqen, sepse Silvinjo mendon edhe të ndërtojë”, ka thënë Arjan Peço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/