Mbrojtësi i Juventusit, Matia Kaldara, që sot ka folur nga Amerika, ku Juventusi po zhvillon turneun prestigjioz International Champions, është objektivi i Milanit në negociatat për transferimin e Bonuçit në Torino, pra rikthimi “në shtëpi” pas një viti në Milano…
Kaldara, që u transferua nga Atalanta te bardhezinjtë këtë verë, pasi ishte blerë që përpara një sezoni dhe ishte lënë në Bergamo, i pyetur për këtë interesim të kuqezinjve tha se “më pëlqen shumë interesi i skuadrave të tjera, por pyesni agjentin tim”
Një fjali që do të thotë se kalimi te Milanit merret parasysh. Ndërkohë, agjenti i tij ishte në takim me Marotën dhe Leonardon. Ende nuk ka akord për vlerën e kartonëve të Kaldarës dhe Bonuçit, pra nëse do të jetë një shkëmbim kokë më kokë.