Lajmi i fundit/ Akord Juve-Milan për Bonuçi-Kaldara, detajet!

Sipas “Premium Sport”, pas takimit të sotëm mes Marotës dhe Leonardos, duket se Juventusi dhe Milani kanë arritur një akord paraprak për rikthimin e Bonuçit në Torino pas vetëm 1 viti në Milano, teksa do të bëjë rrugën tjetër Matia Kaldara, që do të transferohet te kuqezinjtë.

Bonuçi ka kontaktuar agjentin dhe tashmë duhet të bisedohet për rrogën, pasi te Milani fitonte 8 mln euro në sezon, ndërsa te Juventusi vetëm 4,5 në momentin që u largua. Ndërkohë, duke qenë se Kaldara është 7 vjet më i ri dhe me prespektivë, Milani duhet t’i japë “Zonjës” edhe 10 mln euro veç Bonuçit.

Kujtojmë që Juventusi pagoi 25 mln euro për Kaldarën duke e blerë në janarin e vitit të shkuar nga Atalanta dhe “parkuar” në Bergamo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online