Sipas “Gazzetta dello Sport”, vlera e portierit Donaruma ka rënë drastikisht këtë sezon, në krahasim me atë të vjetshmin. Gardiani i Milanit, edhe pse ka më shumë se 100 ndeshje në Serinë A dhe duhet të kishte përfituar përvojën e duhur, natyrisht që me disa gafa këtë edicion, ka “njollosur” pak pritshmërinë mbi të ardhmen e tij. Sipas të dhënave, portieri kuqezi ka kryer 85 pritje nga 126 goditje të pësuara në kuadrat, ose e thënë ndryshe 68%. Portierët e ekipeve të tjera kanë bërë më mirë: Reina është 70%, Strakosha 71%, Sportielo 72%, Bufon 75%, Handanoviç 79%, ndërsa Alison madje 80%.