Më në fund i vjen mundësia që priste, Marash Kumbulla luan ndeshjen e parë si titullar për këtë sezon me Romën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pas më shumë se tre muajve nga nisja e sezonit, Marash Kumbullës i vjen mundësia që me zor e priste. Mbrojtësi shqiptar do të jetë titullarë për të parën herë në këtë sezon me fanellën e Romës. Murinjo ka vendosur t’i besojë një vend në prapavijë në përballjen e sotme kundër Xhenoas.

Roma dhe Xhenoa masin forcat me njëra-tjetrën në një ndeshje të vlefshme për fazën e 1-8-ve të Kupës së Italisë. Sfida është me eliminim direkt dhe ekipi që do të kalojë në çerekfinale do të mësohet që sot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *