“Diçka e rrallë për botën ku jetojmë sot“, Silvinjo tregon pritjen e ngrohtë të shqiptarëve: Më bën përshtypje, të detyrojnë edhe të hash

Objektivi Euro 2024 tashmë është në duart e Silvinjos. Trajneri brazilian ka marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare për 18 muajt e ardhshëm dhe përpara e pret një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë. Silvinjo ka treguar përshtypjet e tij të para për shqiptarët gjatë një interviste për “Top Channel“-in. Impakti i parë ka qenë pozitiv për brazilianin, të cilit i ka bërë përshtypje mirësjellja dhe bujaria e popullit që pret të përjetoj emocione të bukura nga kuqezinjtë.

“Njerëzit janë shumë bujarë, të sjellshëm. Më bën përshtypje që edhe të detyrojnë të hash. I thonë kujtdo që këta janë të huaj, janë miqë të e mi dhe miku nuk preket. Të shohësh këtë mirësjellje, ushqim, kafe, një përqafim në këtë botë ku po jetojmë është diçka e rrallë”, ka treguar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online