“Më në fund filluan edhe në Shqipëri”! Reagimi i Ledian Memushajt, drejtimi në futbollin modern

Federata Shqiptare e Futbollit rikthen në edicionin e tij të dytë kursin për trajnerin e përgatitjes atletike. Bëhet fjalë për një figurë kyçe në stafin teknik të futbollit modern. Pas suksesit të edicionit të parë, Federata po organizon kursin e radhës për të vënë eksperiencën e saj në dispozicion të gjithë të interesuarve që duan të formohen profesionalisht dhe të angazhohen në këtë profesion në të ardhmen.

Një thirrje vjen nga lojtari i kombëtares Ledian Memushaj, i cili shprehet i kënaqur që më në fund kjo figurë e domosdoshme në stafin teknik të cdo klubi të rëndësishëm , po fillon të favorizohet edhe në Shqipëri.

“Përshëndetje të gjithëve. Në Shqipëri po fillojnë kurset e përgatitësit altetik. Jam shumë i kënaqur që më në fund po fillojnë edhe në Shqipëri pasi mendoj dhe besoj se trajneri atletik është një figurë shumë e rëndësishme në stafin e një trajneri. Jam edhe më i kënaqur që edhe tek ne kjo figurë po fillon të marrë meritat e duhura. Ju përqafoj të gjithëve dhe ju uroj suksese” – thotë Memushaj. Për vetë rëndësinë që ka ky kurs, FSHF është angazhuar maksimalisht në gjetjen e figurave profesionale që do ta drejtojnë atë. Emra shumë të rëndësishëm janë pjesë e lektorëve të këtij kursi.

Bëhet fjale për Sebastiano Pocchettino-n, përgatitës atletik I Paris Saint-Germain; Marc Guitart Trench, përgatitës atletik I skuadrës së Barcelonës; dhe shumë figura të tjera ekspertë në fushën e përgatitjes atletike si Roberto Sassi, Massimo Neri, Davide Pisoni, Francesco Perondi, Armando Fucci, Ferretto Ferretti, Andrea Azzalin, Italo Sannicandro dhe Darcy Norman që vijnë për të ofruar njohuritë dhe eksperiencën e tyre për pjesëmarrësit në kursin e organizuar nga FSHF.

Kursi fillon më datë 27 prill dhe do të zgjasë një muaj. Kësaj rradhe paraqet një risi pasi vjen dhe online për t’i ofruar mundësi pjesëmarrje edhe personave që nuk ndodhen fizikisht në Tiranë. Ashtu si herën e kaluar, kursi do të drejtohet nga stafi i përgatitjes atletike në Sektorin e Edukimit të FSHF, Luigi Febbrari, Luca Laurenti, Iris Selimi etj. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë karrierë në profesionin e përgatitësit atletik. Regjistrimet janë ende të hapura edhe pse numri është i kufizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online