Më në fund! Barcelona “heq qafe” lojtarin më të padëshiruar që fitoi urrejtjen e tifozëve, i bashkohet Keidi Bares në La Liga

Pas më shumë se dy vitesh, aventura e Martin Braithwaite me FC Barcelona mori fund. Sipas Fabrizio Romano, danezi ka ndërprerë kontratën me “Blaugrana”. Megjithatë, sulmuesi me siguri do të qëndrojë në kryeqytetin katalanas. 31-vjeçari nuk gjeti mirënjohje në sytë e Xavi-t, i cili i kishte dhënë tashmë vendimin për të hequr dorë nga shërbimet e tij disa kohë më parë. Braithwaite në ndeshjet vijuese të La Ligës nuk ishte as në stol.

Megjithatë, për një kohë të gjatë, danezi refuzoi të largohej nga klubi. Në fund, pranoi të zgjidhte kontratën para kohe me pëlqim të dyanshëm, duke marrë sigurisht një kompensim financiar. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, çështja u finalizua përfundimisht pasditen e së enjtes.

Të gjitha dokumentet u nënshkruan dhe Braithëaite më në fund u nda me FC Barcelona. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se danezi do të largohet nga kryeqyteti katalanas. Sipas raportimeve të fundi,  Braithwate do t’i bashkohet Espanyolit me një kontratë 3-vjeçare, ekipit ku ndodhet edhe Keidi Bare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online