Më në fund, 493 ditë për t’u zhbllokuar Bekim Balaj!

Më shumë se një vit pa shënuar gol dhe më në fund Bekim Balaj është zhbllokuar. Sulmuesi i Ahmat Grozni ka realizuar në ndeshjen e Kupës kundër SBA Kabarovsk. Shkodrani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 110-të.

Koha e rregullt e takimit kishte përfunduar ne barazim 2-2 dhe Balaj e kaloi ekipin e tij në avantazh, por që nuk u ruajt. Një gol në shtesë 15-minutëshit të dy të shtesës bëri që rezultati të shkonte në 3-3 dhe më pas ekipi që kaloi më tej u vendos pas gjuajtjes së penalltive.

Aty lojtarët e Ahmat u treguan më të saktë, duke shënuar katër herë.Berisha realizoi penalltinë e parë për skuadrën ruse, ndërkohë sulmuesi i kombëtares u tregua i saktë në të tretën.

Kundërshtari gaboi në dy penallti dhe skuadra e shkodranit dhe Bernard Berishës u kualifikuan në turin tjetër. Balaj kështu ka festuar dyfish. Goli i shënuar erdhi pas plot 493 ditësh shterpësie, por nuk duhet harruar se sulmuesi ka kaluar edhe një dëmtim që e ka penalizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *