Tirana po marshon e vetme drejt titullit kampion, teksa diferenca me Laçin e vendit të dytë mbetet e madhe. Ardit Toli ka zbuluar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ sekretin e bardhebluve, i cili nis që nga mënyra e stërvitjes. Gjithashtu lojtari i klubit kryeqytetas tregon se diferencat mes kampionatit shqiptar dhe atij helen ku ka zhvilluar karrierën e tij më parë nuk janë të mëdha.
“Gjithçka varet nga mënyra se si stërvitemi. Ka ndeshje që e dimë qe nuk mund t’i fitojmë dhe hyjmë për të mos humbur. E rëndësishme është të mos pësojmë gol, pastaj të shënojmë. Tani që kemi ikur disa pikë larg Laçit, duket që nga stërvitja që nuk ka ndryshuar gjë. Ritmin e stërvitjes nuk e kemi ulur akoma. Stërvitemi fort deri në ndeshjen e fundit.
Liga greke? Edhe Liga greke është e fortë, sidomos liga e parë, por nuk shoh ndonjë diferencë shumë të madhe. A më mungon Greqia? Për jetesë po, por për futboll jam mirë”, është shprehur Ardit Toli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/