“Daja ka marrë timonin e ferrarit dhe nuk di të ndalet” Krasniqi zbulon gjendjen e Frashërit: “Skifterët” takuan në spital, pol.iclia arre.stoi tifozin

Kampionati i Kosovës ka sjellë një ngjarje të shëmtuar ditën e sotme. Në sekondat e fundit të ndeshjes mes dy ekipeve të vendeve të para, Gjilanit dhe Ballkanit, kanë prodhuar dhu.në nga tifozët. Portieri Enea Koliçi shënoi golin e barazimit, pas së cilit tifozët hynë në fushë dhe disa prej tyre goditën Stivi Frashërin, që u desh të shkonte në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Gazetari Milaim Krasniqi ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka njoftuar se policia ka vënë në pra.nga njërin prej tifozëve që ushtroi dhu.në ndaj ish-portierit të Teutës. Në fund Krasniqi vlerëson edhe punën e Ilir Dajës me ekipin e Ballkanit, që me shumë mundësi sipas tij do të fitojë titullin kampion në fund të sezonit.

“Policia ka are.stuar së paku njërin prej huliganëve. Frashëri është në gjendje të mirë shëndetësore. Është krejtësisht normale dhe e mirë. Frashërin e ka vizituar edhe vete kryesia e tifozëve Skifterat. Ata nuk kanë qenë të organizuar për të ushtruar dhu.në në mënyrë të tillë. Ata madje kanë qenë në kulmin e festës së tyre. Ishte thjesht një veprim i dy huliganëve. Ishte interesante, sepse ishin sekondat e fundit.

Ilir Daja ka marrë atë timonin e Ferrarit, siç thotë edhe Ismet Munishi, dhe nuk ka të ndalur. Sot ka marrë një shkëputje të madhe. Sipas rregullores besoj se këtë ndeshje ndaj Gjilanit Ballkani do e fitojë në tavolinë me rezultatin 3-0. Kjo krijon një shkëputje të madhe dhe besoj që në fund Ilir Daja do të fitojë titullin kampion në Kosovë“, ka thënë Milaim Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online