“Me moshat po punohet në nivele të larta”, Behari për Kombëtaren: Flitet me vepra, shihni rastin e Brojës

Shqipëria e 18 vje?arëve ka filluar grumbullimin dhe stërvitjet për ndeshjen miqësore ndaj Italisë, që do të luhet në Coverciano në datë 12 gusht, duke filluar nga ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari janë grumbulluar në Elbasan dhe janë duke zhvilluar një cikël stërvitor me dy seanca në ditë, ndërkohë që me skuadrën nuk është grumbulluar Dario Daka që luan për Le?en për shkak të ndalesave nga Covid-19.

Në prag të miqësores që 18 vje?arët do të luajnë me Shqipërinë U-17 që drejtohet nga Ervin Bulku, trajneri Behari ka folur për grumbullimin, elementët që ka në përbërje për këtë ndeshje me Italinë si edhe punën që bëhet me moshat nga Federata. “Në këtë grumbullim kemi marrë një pjesë të lojtarëve që kemi vëzhguar gjatë vitit. Për hir të së vërtetës, grupi nuk është i plotë sepse nuk janë 20 lojtarë aktualisht. Edhe disa elementë që kemi ndjekur dhe seleksionuar në Itali nuk kanë mundur të vijnë për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19.

Duhet ta them se këto mungesa na kanë prishur pak punë por edhe me këto lojtarë që janë në këtë grumbullim mendoj se kemi një skuadër të mirë. Gjendja fizike duhet parë sepse është periudhë pak e vështirë, periudhë pushimesh, pa aktivitet, ndikimi i Covid. Më e rëndësishmja është që ne i grumbullojmë, i njohim me njëri-tjetrin duke parë që kjo grupmoshë ka si qëllim kryesor evidentimin e sa më shumë lojtarëve të datëlindjes 2004 që do të shërbejnë më pas për skuadrën e datëlindjes 2003, U-19, por pse jo edhe më lart.”

Një vlerësim shkon dhe për punën që bën FSHF me Kombëtaret e moshave, pjesë e të cilave Behari është nga ky vit. “Me moshat ka kohë që bëhet një punë në nivele të larta. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, mjafton të përmendim veprat. Kombëtarja shqiptare e futbollit është e mbushur me emra prestigjoz. Së fundmi me Brojën, një rast për ilustrim, që po le gjurmë të jashtëzakonshme. Janë edhe shumë lojtarë të tjerë që kanë arritur në skuadrën A si produkt i këtij seleksionimi dhe këtij projekti pothuajse 10 vje?ar të Federatës Shqiptare të Futbollit, projekt që kurorëzohet me talente që po ?udisin Europën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *