Renditja me medalje në Lojërat Olimpike/ Na e kalon Siria dhe Turkmenistani, Shqipëria del njësoj nga Tokyo si Bangladeshi dhe Afganistani

Nëse në Shqipëri vazhdojmë t’i quajmë si arritje rezultatet e marra në krahasimin me vetveten dikur dhe të kënaqemi me pjesëmarrjen, renditja e shteteve në bazë të medaljeve të fituara tregon fare mirë gjendjen tonë në sport. Ku jemi? Më poshtë Sirisë, Grenadas dhe Turkmenistanit dhe në të njëjtin nivel me Bangladeshin, Afganistanin dhe Bhutan. Asgjë e ekzagjeruar, gjithçka e pasqyruar në bazë të renditjes së përgjithshme.

Nëse vende fare të vogla kanë arritur që të gëzojnë marrje qoftë e një medalje të vetme, Shqipëria doli sërish ashtu siç edhe hyri në këto Lojëra Olimpike, vetëm duke tundur flamurin. Rezultati më i mirë dhe historik erdhi nga Briken Calja që arriti vendin e katërt duke e humbur me 1 kilogram medaljen, ndërsa gjithë pjesa tjetër është për t’u harruar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online