“Më mori Marini në telefon në mesnatë”! Kolela tregon në Itali si u shkarkua Mehmeti: Partizani është si Juventusi, Milani apo Interi në Shqipëri

Kolela po arrin që të marrë rezultate të mira me Partizanin në Superiore. Të kuqtë po kryesojnë kampionatin së bashku me Tiranën, ndërsa vlen të theksohet se kanë futur jo pak elemente të rinj në ekip. Së fundmi, trajneri i Partizanit ka dhënë një intervistë për “Calciomercato”. Atje tregohet edhe një prapaskenë jo pak interesante. Pavarësisht se klubi konfirmoi besimin ndaj Mehmetit pas eliminimit nga Saburtalo, atje ishte vendosur shkarkimi i tij. Ndërkohë Kolela tregon se Partizani në Shqipëri është njësoj si Interi, Juventusi apo Milani në Itali.

“Partizani është si Juventusi, Milani apo Interi në Shqipëri. Rruga e titullit është e gjatë, kemi Tiranën, një rival historik dhe pas nesh edhe ekipe të tjera të forta si Erzeni, Vllaznia, Egnatia. Si shkova te Partizani? Isha qetësuar pak pas eksperiencës së fundit. Isha në mes të verës dhe po mendoja të kaloja gjashtë muaj si i papunë, ndoshta do të shihja disa ndeshje në Itali. Papritur mbërriti një thirrje telefonike. Ishte Elton Marini, drejtori i Partizanit, një person me shumë kulturë dhe kompetencë. Ai ka qenë edhe futbollisti im, njiheshim prej disa kohësh, e kisha parë edhe së fundmi, por pa thënë ndonjë gjë të veçantë bashkë.

Atë mbrëmje Partizani ishte eliminuar nga Conference League dhe në fund të ndeshjes kishin vendosur të shkarkonin trajnerin e tyre. Superiorja? Do të thoja se është në të njëjtin nivel me ekipet më të mira të Serisë C ose me një ekip mesatar në Serinë B. Baza teknike është e lartë, ka punë përpara nga pikëpamja taktike dhe mentale. Partizani ka stadiumin e ri dhe një qendër sportive moderne. Nuk e di sesa mund ta përballonin në Itali edhe në Serinë B një gjë të tillë”, tha Kolela. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online