Me misionin titullin kampion, Shkupi kërkon në krye të pankinës ish-lojtarin e Tiranës

Klubi i Shkupit ka bërë një sezon mjaft të mirë, duke e mbyllur vitin 2020 në vendin e dytë me 6 pikë më pak nga Shkëndija kryesuese. Skuadra shqiptare do të provojë të luftojë deri në fund për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut dhe për të arritur një objektiv të tillë po sheh me kujdes alternativat për kreun e pankinës. Pas largimit të Umit Karan, janë 2 emra ata që gjenden në tryezën e klubit dhe që po shqyrtohen nga drejtuesit.

Sipas “Albsport.mk”, një zgjidhje për stolin është ish-futbollisit i Tiranës, Mladen Zizoviç, i cili tashmë vijon karrierën e tij si trajner në shtetin e lindjes, teksa drejton Zrinjski Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërkohë alternativa tjetër vjen nga Turqia. Turku Hasan Ozer mund të jetë emri i ri që do të marrë drejtimin e Shkupit. Detyrën si trajner i parë e ka ushtruar vetëm në krye të Çelikut të Bosnje dhe Hercegovinës, ndërsa si ndihmës trajner ka një eksperiencë të gjaatë në elitën e Turqisë, ku së fundmi ka mbajtur nëj post të tillë te Jeni Malatiaspor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *