VIDEO/ Gjimshiti rikthehet me spektakël, tenton akrobaci në zonën kundërshtare për perlën e karrierës

Berat Gjimshiti vijon të mbajë një nivel të lartë te Atalanta, ku prej disa vitesh po korr sukses nën urdhërat e Gasperinit. Në mbrojtje lojtari shqiptar është një siguri më vete, teksa me qetësinë dhe saktësinë e tij mbyll hapësirat edhe për kundërshtarët më të mëdhenj të Serisë A apo edhe në Europë. Megjithatë duket se futbollisti i Kombëtares kuqezi gjithnjë e më shumë po hedh sytë edhe drejt sulmit, duke u shfaqur i rrezikshëm për rivalët.

Ditën e sotme është rithyer me spektakël në fushën e lojës, në fitoren e thellë 5-1 të Atalantas kundër Sasuolos. Në minutën e 66 Gjimshiti tenton akrobaci në zonën e Sasuolos, ku gjatë një goditjeje nga këndi hidhet me roveshatë dhe e dërgon topin pranë portës. E nëse do të ishte ndalur në rrjetë, atëherë mbrojtësi shqiptar do të realizonte një perlë që do e mbante mend gjatë në kujtesën e tij. Gjithashtu kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që futbollisti i Atalantës kërkon spektaklin, pasi edhe herë të tjera ka synuar të njëjtën gjë, por fatin nuk e ka pasur me vete./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online