“Më mirë të ndodhte tani se sa në Europian“, lojtari i Uellsit për miqësoren me Shqipërinë: Ishte lojë e vështirë

Uellsi ka barazuar ditën e sotme në shifrat 0-0 kundër Shqipërisë. Ky ishte testi i fundit për Kombëtaren uellsiane përpara se të marrë pjesë në Kampionatin Europian javën e ardhshme. Ben Davies ka folur për “Sky Sports“ pas përfundimit të takimit, ku shprehet se gjërat nuk shkuan në mënyrën e tyre. Sipas tij loja e sotme ishte e duhura për një takim miqësor dhe tashmë janë gati të fillojnë rrugëtimin në Euro2020.

“Ishte një lojë e vështirë. Nuk mendoj se gjithçka shkoi në mënyrën tonë, por ne preferojmë që ajo të shkojë në atë mënyrë tani, sesa në turne (Kampionatin Europian). Ka shumë për të punuar këtë javë, por gjëja më e rëndësishme është se nuk ka asnjë dëmtim. Ishte një lojë e duhur për një miqësore, por e kaluam mirë. Ne kemi pasur disa javë të mira të përgatitjes dhe jemi gati t’ja nisim në Europian”, ka thënë Ben Davies./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online