“Më mirë që nuk do të luajë”! Trajneri i Southamptonit i gëzohet rregullit që nuk lejon Armando Brojën të jetë në fushë ndaj Chelsea: Ndryshe nga Gjermania

Armando Broja nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e radhës të Southampton në Premier League. Ekipi i Hasenhutl do të përballet ndaj Chelsea-t dhe në marrëveshjen e huazimit të sulmuesit shqiptar, nuk lejohet që ky lojtar të gjendet në këtë përballje direkte.

Sa i përket trajnerit të Southampton, i gëzohet këtij vendimi dhe rregulli. “Ndeshjen e fundit që luajtëm ndaj Chelsea ishim pa Brojën dhe luajtëm shumë mirë. Do të doja ta kisha sepse është kërc.ënim i madh dhe do të na ndihmonte, por mendoj se ky rregull është shumë i mirë, që nuk i lejohet të luajë.

Është ndryshe në Gjermani dhe shpesh kemi një situatë kur një lojtar shënon kundër klubit të tij dhe më pas nuk zgjedh të festojë. Ky vendim është shumë më i mirë, por ne jemi të sigurt se Broja do të na ndihmonte në lojën tonë”, tha Hasenhutl. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online