PSG dominon pa diskutim në kampionatin francez dhe kjo është diçka që të gjitha klubet e kanë mësuar dhe shumë pak prej tyre tentojnë që të bëjnë rezistencë. Edicionin e shkuar kemi parë dhe nga ato skuadra që kur luanin ndaj PSG-së ruanin ndonjë lojtar për ndeshjen pasardhëse.
Synimi i skuadrës nga Parisi nuk është kampionati, të cilin e fitojnë që në start, por Champions League. Trajneri Tomas Tuhel e ka të qartë diçka të tillë dhe ka nisur që të mendojë që sot për ndeshjen e mesjavës së ardhshme, edhe pse nesër do të ketë takimin e radhës në kampionat ndaj Sent-Etienin.
Këtë ndeshje me shumë gjasa mund ta nisë nga stoli braziliani Nejamr. Një nga lojtarët më të spikatur pritet që ta nisë nga stoli. Vetë trajneri ka zbuluar se lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit mund të mos aktivizohet që nga fillimi së paku, kjo për të mos i shtuar lodhjen, duke ditur se në horizont është një ndeshje e rëndësishme.