Deri në orët e para të mëngjesit, lojtarët e Real Madridit festuan titullin kampion të Spanjës. Festa në qendër të Madridit ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit dhe lojtarët e klubit mbretëror e kanë shijuar shumë pasi kanë rikthyer titullin e kampionit të Spanjës në Santiago Bernabeu.
Modric ishte i relaksuar dhe në një moment fotoreporterët e kapën atë duke folur me shoferin e autobusit, teksa i kërkoi të hipte në timon dhe të merrte autobusin, por shoferi duhej të refuzonte me mirësjellje. Megjithatë, ai e lejoi Modric-in t’i shtypte borisë, gjë që padyshim i mjaftoi mesfushorit kroat, sepse e kishte shumë qejf duke u sjellë si një “fëmijë i lumtur”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/