“Më lanë të flija në stol”/ Klubi grek reagon për lojtarin argjentinas: Erdhi pa e thirrur dikush, kishte karakter të veçantë

Një histori e trishtë erdhi nga Greqia, ku Maksimiliano Fornari rrëfeu se kishte përfunduar pa asnjë qindarkë në xhep dhe se po detyrohej të flinte në stolat e parkut të qytetit. Futbollisti argjentinas bën me dije se la klubin e tij në vendlindje dhe u nis drejt shtetit helen, ku i kishin premtuar një ofertë zyrtare nga Apolloni i Larisës.

“Çdo gjë u ndërlikua. Nuk e di çfarë ndodhi, menaxherët që më sollën nuk më lanë më asgjë. Unë u largova nga ekipi të cilit i përkisja sepse mora një ofertë zyrtare, por kurrë nuk nënshkrova një kontratë“, ka thënë Maksimiliano Fornari.

Megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe klubi grek ka dalë me një reagim zyrtar. Apollon Larisa përgënjeshtron fjalët e Fornarit, teksa njofton të gjithë se lojtari është ftuar vetëm për të negociuar, por në fund nuk është gjetur akordi. Madje thekson se argjentinasit i është ofruar edhe akomodimi në hotel gjatë kësaj periudhe.

“PAE Apollon Larisa njofton se lajmet për futbollistin argjentinas, Fornari, shpërndahen në mënyrë të rreme. Ekipi ynë nuk u pajtua kurrë me këtë futbollist për transferimin e tij në Apollon dhe kurrë nuk e la të flejë në një stol, pavarësisht karakterit të tij të veçantë. Lojtari erdhi nga Amerika Latine (pa e thirrur) për të diskutuar transferimin e tij në ekipin tonë, por pa arritur një marrëveshje.

Ndërsa po bisedonim me lojtarin, futbollisti në fjalë po qëndronte në një hotel, dhomën e të cilit e kishim marrë me qira. Me përfundimin negativ të diskutimeve me të, lojtari u la i lirë të transferohej në një ekip të zgjedhur prej tij. Pra, ata që nxituan të na fyejnë dhe shpifin aq sa na dëmtuan natyrshëm me raportet kundër nesh, së shpejti, nëse vazhdojnë, do të dalin para drejtësisë për veprime të mëtejshme. Zotërinj, gënjeshtra ka … këmbë të shkurtra …”, shkruhet në reagimin e klubit grek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online