“Nuk kam qenë kurrë kaq mirë“, mentaliteti i Uzunit: Dua të shënoj sa më shumë, nuk ka rëndësi është Leverkuseni apo tjetër ekip

Myrto Uzuni vazhdon të fitojë zemrat e tifozëve në Hungari. Sulmuesi shqiptar prek rekordin e legjendës Albert Florian, teksa shënoi plot 6 gola brenda një ndeshjeje. Në një intervistë për mediat hungareze, futbollisti beratas shprehet se është në formën e tij më të mirë, gjë të cilën e tregojnë 6 golat në një takim dhe goli i shënuar me Kombëtaren shqiptare. Për Uzunin nuk ka ndryshime mes përballjeve dhe i qaset secilit kundërshtar me të njëjtin motivim dhe dëshirë për të tundur rrjetën, pavarësisht emrit që mund të ketë.

“Ndihem sikur nuk kam qenë kurrë në një gjendje aq të mirë sa jam tani. Unë kam punuar shumë për këtë, plus që kurrë nuk kam shënuar gjashtë në një lojë më parë. Unë gjithashtu shënova në ekipin kombëtar herën e kaluar, kështu që ndihem shumë mirë tani.

Trajneri nuk ishte i kënaqur në ndeshjen në Kupë? Më kujtohet fytyra e tij. Ai nuk dukej i lumtur. Ne nuk luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë. Ne nuk shtuam njëqind për qind në njëzet minutat e para, pastaj menduam se kishim nevojë të ndryshonim diçka. Pasi shënova dy gola, ndeshja u bë pak më e lehtë, kundërshtari gjithashtu u hap më mirë.

Nuk ka rëndësi nëse është Bayer Leverkusen, Hatvan apo dikush tjetër është kundërshtari. Unë gjithmonë përqendrohem ekskluzivisht në një ndeshje ku po luaj, gjithmonë dua të jap maksimumin tim. Nuk kam nevojë për motivim shtesë ose përgatitje të veçantë për ndeshjet e kupës ose kampionatet sepse i qasem çdo takimi në të njëjtën mënyrë.

Të gjithë golat janë për shkak të punës së palodhur. Kjo është arsyeja pse unë punoj me forcë të plotë në stërvitje dhe për sa kohë që është kështu, golat vijnë gjithashtu. Sigurisht, unë dua të shënoj sa më shumë që të jetë e mundur dhe të jap sa më shumë asistime.

Gjëja më e rëndësishme është që ekipi të bëhet sa më i mirë dhe të jetë i suksesshëm. Aty është edhe kampionati, Europa League dhe Kupa Hungareze. Dua të shënoj sa më shumë gola, futem në fushë në çdo ndeshje që dua të shënoj, por gjëja kryesore është që të arrijmë sukses së bashku”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online