“Jemi klubi më i suksesshëm pas Juventusit“, Lotito komenton gabimin e Strakoshës: Djali na tregoi se…

Strakosha është duke u përballur me një periudhë të vështirë, teksa i duhet të tregohet i fortë psikologjikisht për të kaluar peshën e fajit për atë gafë fatale në ndeshjen kundër Gallatasarait. Sipas Lotitos, portieri shqiptar tregoi se e papritura është pjesë e këtij sporti. Më tej presidenti i Lacios flet me nota pozitive për klubin që ai drejton, të cilin e rendit si më të suksesshmin e në Itali pas Juventusit.

“Djali tregoi se ngjarjet e papritura janë pjesë e futbollit dhe jetës. Besimi ynë është fitorja. Megjithatë, ne e dimë që ka gjithmonë kundërshtarë para nesh. Gjëja e rëndësishme është të dalim në fushë të gatshëm për ta bërë atë. Vetëm në këtë mënyrë, grupi do të jetë në gjendje të lëvizë për të arritur qëllimet e tyre.

Unë mendoj se Lacio ka punuar për të qenë një protagonist edhe në Europë. Pas Juventusit ne jemi klubi më i suksesshëm italian. Ne jemi një klub i projektuar në të ardhmen që ka potencial të madh në fushën ndërkombëtare. Ngjarjet si ato të planifikuara për të dielën tregojnë se cili është dimensioni ynë”, është shprehur Klaudio Lotito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online