“Më kujton Milanin e Sakit“, legjenda e kuqezinjve beson te ekipi i Piolit: Askush nuk e mendoi se do bënim atë që bëmë

Milani ndodhet aktualisht në vendin e parë në kampionat, por ndeshjet e fundit kanë treguar që kuqezinjtë nuk janë aspak dominant. Humbja me Lille dhe barazimi me Veronën, ka rikthyer përsëri frikën e tifozëve për përsëritjen e dështimeve të këtyre 8 viteve radhazi. Zëvendës presidenti i ri i nderit te Milani, Franco Baresi foli për mikrofonat “Sky Sport“ duke deklaruar se ky Milan ngjason me kohën e magjishme të Arrigo Sakit, ku askush nuk besonte se do të arrinte magjinë.

“Ky Milan duhet të mendojë gjithmonë për maksimumin, duhet të ketë guxim. Ata e dinë se mund të luajnë me të gjithë. Në fillim të këtij viti ka vazhdimësi, kjo ju jep besim. Varet nga ne, me gjithë respektin për të tjerët. Më kujton Milanin e parë të Sacchit. Askush nuk mendoi se mund të bënim atë që bëmë. Me përkushtim dhe besim, gjithashtu mund të bësh atë që nuk pritet.”- u shpreh legjenda Baresi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online