“Më kujtohet stërvitja e parë me Kuzhen, thashë…Shqipëria do fitojë Europianin”! Mustedanagic paralajmëron në Kroaci: Italia dhe Spanja të luftojnë për vendin e 3

Mustedanagic erdhi në Shqipëri në vitin 2009, ishte asistenti i Josip Kuzhe. Më pas Mustedanagic zgjodhi që të qëndronte në vendin tonë, si trajneri i Shqipërisë U-17, si drejtor teknik i Kombëtares dhe duke mbajtur kryesimin e skautizmit. 12 vite pune të mjaftueshme për të mbajtur mirënjohjen për shqiptarët dhe për të kuptuar forcën e tyre. E teksa kthehet në Kroaci për të komentuar shortin e Europianit, Mustedanagic ka pasur vlerësimet më të mëdha për Shqipërinë, kreun e FSHF, Armand Dukën dhe për Kombëtaren në tërësi.

“Shqiptarët janë të shkëlqyer! Do ta shihni, është një ekip kombëtar, i cili së shpejti do të jetë shumë konkurrues. Është vetëm çështje kohe para se të kualifikohen në një kompeticion të madh. Dhe ka talente sa të duash, lojtarët e rinj janë një mrekulli. Investojnë në infrastrukturë, në punë, nuk ka se si të dështojnë.

Kush mendon se Shqipëria do të jetë një kundërshtar i lehtë në Europian, gabon rëndë. Dëgjova deklaratat e Zlatko Dalicit, ai ka punuar në Shqipëri dhe ndoshta e njeh mentalitetin dhe talentin e lojtarëve shqiptarë. Por trajneri tha menjëherë se nuk duhet të nënvlerësojmë Shqipërinë, sepse nuk është aspak një kombëtare që duhet nënvlerësuar. Ata kanë gjithçka që duhet të ketë një kombëtare serioze dhe mënyra se si e kaluan grupin tregon se janë duke avancuar shumë.

Më kujtohet unë dhe Kuzhe në seancën tonë të parë stërvitore në ekipin kombëtar, të veshur… jashtë bari artificial dhe lojtarët duke shkuar si të çmendur, rrëshqasin, hidhen në tokë… Ne u pamë me njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë arritëm në përfundimin: ‘Çfarë është kjo? Nëse ata vazhdojnë kështu, ne do të jemi kampionë të Evropë!’ (qesh)

Menjëherë e pamë se sa e rëndësishme është Kombëtarja për shqiptarët, sa të etur për rezultate dhe kanë atë që na zbukuron dhe na ka stolisur në fillim, atë ngarkesë të fortë kombëtare, pa dorëzim, kombëtarja mbi të gjitha.

Në atë kohë atyre u mungonte përsosja taktike dhe përvoja, por me kalimin e viteve me ardhjen e trajnerëve të huaj, investimin, e morën edhe atë. E dimë që Shqipëria është mjaft e lidhur me Italinë, sidomos në futboll, italianët janë modeli i tyre, ndaj shumë fëmijë kanë emra italianë. Nuk do ta harroj kurrë, një nga lojtarët e mi në kombëtaren U17 quhej Marco van Basten Cema(qesh).

Shqiptarët nuk do të respektojnë shumë askënd, do të luajnë njësoj në çdo ndeshje. Ata janë sulmues nga mentaliteti, ky është lloji i futbollit që duan të luajnë. Më kujtohen ato ditët e para në Shqipëri me Kuzhen, çdo lojtar që e pyesnim se në çfarë pozite kanë luajtur, të gjithë ishin sulmues apo mesfushorë(qesh).? Kanë pasur problem me portierët dhe mbrojtësit, sot siç e shohim janë të mbuluar shumë mirë në ato pozicione, por nuk e kanë humbur rrugën bazë të lojës, që është sulmi. Ata ishin të pakënaqur edhe me Edoardo Rejan si trajner, u përqendruan shumë në mbrojtje. Tani trajneri i tyre është Sylvinho, i cili i udhëheq shumë mirë, është brazilian dhe ky stil u shkon më shumë.

I dërgova një mesazh kreut të FSHF, Armand Duka, duke e uruar për suksesin e tij, për kualifikimin në Euro24, ai u përgjigj dhe më falënderoi për atë që kisha bërë për futbollin shqiptar, është një president shumë i aftë, i cili beson në profesionalizëm, nënshkruan me çdo trajner kontratë të paktën dy vjet dhe gjatë asaj kohe nuk e prek, nuk i pushon me aq sa mbaj mend. Vetëm pas dy vitesh vihet vija dhe pastaj ose ai nënshkruan një kontratë të re ose ndahet miqësisht. Duka bëri shumë për futbollin shqiptar dhe në këtë Europian, të gjithë në Shqipëri sigurisht që kanë ambicie më të mëdha se thjesht të performojnë. Unë do të doja që Kroacia dhe Shqipëria të kalonin më tej, Spanja dhe Italia le të luftojnë për vendin e tretë. Nuk është e lehtë, por nuk është as e pamundur”, tha Mustedanagic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online