Java nis me “Abissnet Superiore”-n, kampionati shqiptar luhet i ndarë në dy ditë dhe kulmon me Vllaznia – Kukësi

Java e re do të nisë me “Abissnet Superiore”-n. Java e 20 e kampionatit shqiptar do të luhet e ndarë më dy ditë. Sfida hapëse është ajo mes Egnatias dhe Tiranës, e cila do të luhet ditën e hënë, në orën 13:00. Po në atë ditë, në orën 19:00 në fushë do të zbresin edhe Partizani me Laçin, në një përballje mjaft interesante.

Ndërkohë tre ndeshjet e mbetura do të zhvillohen të martën, të ndara në tre fasha oraresh të ndryshme. Në orën 13:00 Erzeni do të masë forcat me Kastriotin, ndërsa 3 orë më pas Teuta pret Bylisin në “Niko Dovana”. Java e 20 kulmon me Vllaznia-Kukësi e cila do të luhet nën dritat e prozhektorëve në orën 19:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 20 e “Abissnet Superiore“-s:

E hënë, 6 shkurt

13:00 Egnatia – Tirana

19:00 Partizani – Laçi

E martë, 7 shkurt

13:00 Kastrioti – Erzeni

16:00 Teuta – Bylis

19:00 Vllaznia – Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online