“Me këtë Juventus, Ançeloti nuk bën dot mrekulli. Ronaldo nuk ka lidhje me Dibalan”

Marçelo Lipi ka vite që nuk punon më në Itali, duke preferuar milionat kineze, por Serinë A dhe futbollin italian i ndjek me shumë vëmendje.

Në një lodhje telefonike me Radio Rai 1 trajneri kampion bote në vitin 2006 ka folur për Juventusin, Ançelotin dhe largimin e administratorit të deleguar  Bepe Marota nga kampionët e Italisë.

“Ndjesia është që gara për titull ka marrë fund. Interi apo Milani do të rriten, por rivali i vetëm i Juves ishte Napoli dhe në takimin direkt u panë qartë diferencat. Karlo Ançeloti është një mjeshtër, por nuk bën dot mrekulli ndaj një rivali kaq superior.

“Marota la Juventusin? Grupet e mëdhenj marrin vendime të tilla kur janë në kulmin e vet dhe nuk i gjykojmë dot, kanë të drejtë për gjithçka.

“Ronaldo? Nuk e prisja kurrë që të largohej nga Reali. Përtej pagës së frikshme, Ronaldo është vënë në dispozicion të grupit dhe po tregon se është një djalë i përulur, shumë punëtor. Nuk jam dakord që Ronaldo po i merr hapësirë Dibalas, janë lojtarë të ndryshëm. Dibala luan pas sulmuesve, Ronaldo është lojtar që shënon dhe lëviz pa fund, nuk kanë lidhje mes tyre dhe Alegri duhet t’ua gjejë vendin në formacion, nëse të dy janë në formë.

“Zhervinjo dhe shkëlqimi te Parma? Jam i befasuar, lojtarët si ai zakonisht preferojnë milionat nga Azia. Kur luan në Kinë forma fizike vjen në rënie, sepse nuk stërviten si në Europë, ndaj është një çmenduri të shohësh Zhervinjon të paraqitet kaq mirë, duhet të ketë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Puna në Kinë? Kam kontratë deri në janar 2019, për Kupën e  Azisë, më pas nuk e di. Dua të kthehem në shtëpi, besoj se Kina do jetë aventura ime e fundit. Kombëtarja? Më pëlqen, është ekip i ri, me disa talente që po luajnë rregullisht në Serinë A dhe Roberto Mançini është shumë i zoti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *