“Më kërkonin edhe në Shqipëri”, Bejtullai lë në kohë rekord aventurën në Suedi dhe shkon te kuqezinjtë e Gjokës

Një rikthim në shtëpi për Egzon Bejtullain që pas një aventure që nuk ka shkuar për shumë gjatë në Suedi, me Helsinborgun, ka mbërritur sërish te Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi 26-vjeçar ka qëndruar vetëm gjashtë muaj larg shtëpisë së tij, për të firmosur sërish te kuqezinjtë që drejtohen nga ana e Ernest Gjokës. Në intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, Bejtullai shprehet se ka refuzuar edhe disa interesime nga Shqipëria.

“Edhe pse e dija se një ditë do të kthehesha, kurrë se kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt. Jam i emocionuar. Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime dhe jam i entuziazmuar që kthehem këtu për të veshur sërish fanellën kuqezi.

Për mua gjithmonë Shkëndija ka pasur përparësi. Edhe pse kisha oferta edhe nga jashtë, përfshi edhe vendet fqinje si Kosova dhe Shqipëria, synimi im ishte të qëndroj sa më pranë familjes dhe për atë shkak jam kthyer këtu për të qenë sa më afër familjes.

Dëshira dhe synimi për suksese të reja gjithmonë janë të pranishme. Çdo lojtarë ku do që të shkojë, qoftë nese kthen në klubin e tij amë apo kalon në ndonjë klub tjetër, ekziston dëshira për të fituar sa më shumë tituj, sa më shumë suksese si në Europë, si në kampionat për lojtarin asnjëherë nuk janë pak. Gjithmonë kërkohet më shumë”, tha Bejtullai. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online