“Më keq për ta”, Murinjo flet para ndeshjes me Çelsin: Pyeteni Lampard nëse na ka frikë

Atë e quajnë “The Special One” për një arsye, pasi shkëlqen përherë kur presioni është mjaft i lartë. Jose Murinjo shquhet si një nga trajner që bën të fitojë edhe me ekipet që nuk kanë shumë si histori. Në fillimin e sezonit 2020-2021 askush nuk do ta mendonte se skuadra e tij, Totenham do të ishte garuese për titullin kampion. Por me barazimin e Liverpulit ndaj Brajton tashmë Spursat mund të kryesojnë të vetëm në Premier Ligë edhe pse ditën e sotme do të përballen ndaj Çelsit.

Në një intervistë për “Sky Sport” Murinjo u shpreh se Totenhami i tij ka vetëm respekt për skuadrat kundërshtare, por nuk i frikësohet asnjë skuadre.

“Mund të pyesni Frenk Lampard nëse na kanë frikë apo jo. Ndërsa për ekipin tim flas unë, ne kemi respekt për Çelsin, por aspak frikë. Ne nuk i frikësohemi askujt. Ne i dimë pikat e tyre të forta dhe ata na e dinë pikën tonë të fortë.

Nuk mendoj se ata parashikojnë se do të ndeshen me një kundërshtar të lehtë. Nëse mendojnë kështu është më keq për ta. Ne do të hyjmë vetëm për fitore.”- u shpreh Morinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online