“Do prishin hegjemoninë e Juventusit”, trajneri italian zbulon pretendentët për titull kampion

0

Cesare Prandelli ishte trajneri i Italisë në vitin 2012 kur arritën finalen e Europianit, e cila u humb me rezultatin 0-4 ndaj Spanjës. Megjithatë kjo nuk e zbehu suksesin e Italisë atë vit, pasi gjatë këtij kompeticioni arritën të mposhtnin skuadra si Anglia e Gjermania. Me eksperiencën e duhur në kompeticione të rëndësishme, Prandelli, i cili tashmë është trajneri i Fiorentinës foli për luftën për skudeto.

“Këtë vit janë shumë skuadra që mund të fitojnë kampionatin dhe të prishin hegjemoninë e Juventusit për 9 vite me radhë. Edhe pse Juventusi është favorit në letër, Interi dhe Milani janë forcuar shumë”, ka thënë Prandelli.

Fiorentina vjen nga një humbje me Beneventon, megjithatë djemtë e Prandellit duan të surprizojnë skuadrën e Milanit, për tu treguar që janë akoma një kockë e fortë në Seria A./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.