Më keq nuk ka, Çekia luan tenis me Shqipërinë U17!

Nisin në mënyrën më të keqe kualifikueset e Europianit për Shqipërinë U17. Kuqezinjtë e vegjël janë mposhtur me rezultatin e thellë 6-0 nga Republika Çeke. Fatet e takimit u përcaktuan që në 45 minutat e para.

Plot katër gola pësoi Shqipëria në pjesën e parë, teksa Vojaçke ishte ai që i “çmontoi kuqezinjtë”. Dy golat në minutën e 13-të dhe të 19-të hapën serinë e golave, ndërkohë që Svoboda shënoi edhe golin e tretë.

Për të mos mjaftuar ky gol, kapiteni Hozlek në fundin e pjesës së parë gjeti sërish rrugën e rrjetës për Çekinë dhe pjesa e parë u mbyll 4-0. Vojaçke mori sërish skenën, teksa pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë shënoi golin e pestë për skuadrën dhe të tretin personal.

Asgjë nuk shkoi mirë për Shqipërinë në këtë ndeshje. Sejk tre minuta nga fundi shënoi edhe golin e gjashtë për Çekinë dhe me rezultatin 6-0 u mbyll i gjithë takimi. Kuqezinjtë tani duhet të mendojnë për ndeshjet me Norvegjinë dhe Azerbajxhanin, rivalë në grupin 8.

EURO U17 Kualifikueset – Grupi 8

E martë, më 23 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Republika Çeke-Shqipëri 6-0
Shënues:
Vojaçke 13’, 19’, 49, Svoboda 23’, Hlozek 42’, Sejk 87’

Republika Çeke: Stejskal, Hellebrand, K?rka, Hájek, Hroník, Vojaçke (Pek 72’), Svoboda (Sejk 64’), Hložek, Starý, Koželuh, Vorlicki (Sip 64’)

Shqipëria: Ceka, Shehu, Zaimi, Smajlaj, Doda, Arapi, Stafa (Ismaili 46’), Mitaj, Kuqi (Preka 59’), Memushaj (Gjini 22), Cahani

Kartonë të verdhë: Zaimi 53’, Shehu 64’ / Hellebrand 77’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *