“Më kanë ofenduar dhe tallur pa më njohur”/ Bonucci kujton aventurën te Milani, i reagojnë tifozat kuqezi

Leonardo Bonucci dhuroi një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, ku deklaroi se me rikthimin e Allegrit në krye të pankinës Juventusi do të fitojë përsëri titullin kampion, të cilën e humbi këtë sezon përballë Interit. Ndër të tjera, mbrotjësi italian i sapo shpallur kampion Europe, ka rikujtuar kohën kur u tranferua tek Milani, ku qëndroi vetëm për një sezon për tu rikthyer përsëri tek bardhezinjtë.

“Shumë më kanë ofenduar dhe më kanë tallur pa më njohur mirë. Gjithmonë kam dhënë në maksimumin në fushë dhe do ta quaja eksperiencë të bukur”-  tha ndër të tjera Leonardo Bonnuci. Menjëherë kanë shpërthyer reagimet e tifozëve milanistë , të cilët i kanë kujtuar italianit që Milani e bëri kapiten që në sezonin e parë dhe deri në janar performancat e tij ishin të një niveli mesatar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online