“Më jep ndjenjë të çmendur”, Armando Broja flet për finalen me Ajaksin dhe zbulon të ardhmen: Rri edhe 1 vit nëse…

Armando Broja nuk mund t’i fshehë emocionet për ndeshjen e 18 prillit teksa Vitesse do të përballet kundër Ajax në finalen e Kupës së Holandës. Vetëm 19-vjeç dhe sulmuesi shqiptar ka mundësinë që të përjetojë 90 minutat më të rëndësishme të sezonit në Holandë që do të shënojnë edhe karrierën e tij.

“Ajax është ekipi më i mirë në Holandë, kanë shumë cilësi. Por edhe ne kemi ekip shumë të mirë dhe kemi vetëbesim. Ky është futbolli profesionist. Një ndeshje shumë e madhe që shikohet nga të gjithë. Është e veçantë që të jesh në një përballje të tillë. Më jep një ndjenjë paksa të çmendur. Shumë e veçantë që ta përjetoj në këtë moshë të re.

Gjithmonë ëndërroj që të shënoj në ndeshje të mëdha.Tani kam shansin për ta bërë. E di se këto mundësi nuk vijnë shpesh. Por me rëndësi është që të fitoj finalen me Vitesse. Klubi i madh bëhesh kur fiton trofe”, ka thënë Broja.

Gjithashtu sulmuesi ka zbardhur edhe të ardhmen e tij duke u shprehur se ka shumë gjasa që të qëndrojë te Vitesse edhe për një sezon tjetër në huazim nga Chelsea. “Të jem edhe për një vit tjetër te Vitesse është sigurisht si opsion. Nëse luajmë në “Europa League”, atëherë do të jetë opsion edhe më i madh për mua”, u shpreh sulmuesi shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online