“Kur shënon je fenomen, kur nuk shënon je skarco”, Martinez i kthehet gazetarëve pas humbjes me Realin

Interi ka humbur sfidën e rëndësishme kundër Real Madridit, të cilën këta të fundit e fituar me shifrat 3-2. Goli i Lautaro Martinez dhe ai i Ivan Perisiç nuk mjaftuan për të shmangur disfatën. Sulmuesi argjentinas ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sports”, ku i kthehet gazetarëve, të cilët e pyetën në lidhje me fjalët e shumta që përhapen për të. Sipas tij, në media vlen vetëm një rregull, kur shënon kthehesh në një fenomen, ndërsa kur nuk e bën një gjë të tillë rezulton skarco.

“Ka shumë fjalë për mua? Mund ta thonë gazetarët. Unë punoj për veten time, për Interin dhe për shokët e skuadrës. Kur shënon je një fenomen, kur nuk shënon je skarco. Ndonjëherë ia dal të bëj gol, ndonjëherë jo, por jam i bindur se bëj gjithçka për të treguar që jam në nivelin e Interit. Nga ana ime jam gjithmonë i qetë, me kokën poshtë dhe i përulur”, ka thënë Lautaro Martinez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online