Më i miri i kampionatit edhe kur nuk shënon, emri i Rei Manajt përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Rei Manaj është një nga lojtarët me formën më të mirë në Superligën turke. Sulmuesi shqiptar është përfshirë në formacionin më të mirë të javës që lamë pas, pavarësisht se në ndeshjen e fundit nuk arriti të shënonte. Përpos paraqitjes mjaft pozitive në fushë, futbollisti 27-vjeçar dha një asist në fitoren 1-3 të Shivasporit kundër Istanbulsporit.

“Sofascore” e ka vlerësuar lojën e zhvilluar prej Manajt me notën 8.3, duke e renditur mes më të mirëve të kampionatin turk sa i përket javës së 37. Nota e marrë prej lojtarit shqiptar është më e larta nga të gjithë 11 futbollistët që përbëjnë formacionin më të mirë të javës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/