Më i miri i Flamurtarit, Moçka: Shpëtim Gjika në zemrën e vlonjatëve, Tirana nuk më dha mundësinë

Flamurtari ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme ndaj Partizanit, në atë barazim të arritur me rezultatin 1-1. Sigurisht që nga vlonjatët kërkohej më shumë, por nuk duhet harruar që luanin përballë kampiones në fuqi.

Lojtari më i mirë i Flamurtarit ishte Shpëtim Moçka, që e shpëtoi ekipin në disa raste të rrezikshme. I intervistuar nga “Supersport”, ka kujtuar edhe kohën e shkuar kur ishte pjesë e Tiranës dhe mundësinë që nuk iu dha.

“Tirana nuk më dha mundësinë që të tregoj se kush është Shpëtim Moçka. Por kjo i përket së shkuarës, tani duhet të shohim para. Lojtarët do janë besimplotë se do ta kthejnë Flamurtarin aty ky i takon. Gjithashtu edhe drejtuesit kanë besim për këtë gjë. Shpëtim Gjika? Mbetet në zemrën e gjithë vlonjatëve”, ka thënë Moçka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online