VIDEO/ Guardiola del nga shinat dhe bën xhiron e rrjeteve sociale, “Anfield Road” e nxjerr kokëulur

Liverpool ka mposhtur bindshëm me rezultatin 3-1 kundërshtarët e drejtpërdrejtë për titull kampion në Premier League, Manchestër Cityn. Të kuqtë e udhëhequr nga Klopp vazhdojnë të mos njohin humbje këtë sezon në Angli, ku udhëheqin me 8 pikë diferencë me vendin e dytë dhe janë pretendëntët kryesorë për t’u kurorëzuar kampionë, gjë që do i jepte fund dominimit të City-t në kampionatin anglez. Goli erdhi shumë shpejt për Liverpool-in, që pas vetëm 6 minutash e gjeti veten në epërsi me anë të një gjuajtjeje fantastike të Fabinho-s.

Ndërsa vetëm 6 minuta më vonë do të ishte Salah që do të dyfishonte shifrat, duke finalizuar me kokë një aksion të mrekullueshëm të skuadrës së tij, që vetëm me 3 kombinime arriti të gjente rrjetën. Ndërkohë në pjesën e dytë do të ishte Mane që do të përfshinte emrin e tij në listën e golashënuesëve të takimit pas një realizimi me kokë. Qytetarët shkurtojnë diferencat në të 78-n me anë të Bernardo Silvës. Pas këtij goli nuk ka munguar as irritimi i Klopp që nuk e ka përmbajtur dot më vetën.

Por gjermani nuk ka qenë I vetmi që tërhoqi vëmendje me shpërthimin e tij, pasi një gjë të tillë e bëri edhe homologu i tij, Guardiola. Ky i fundit ka dalë nga vetja duke shpërthyer në protesta te gjyqtari i katërt i takimit dhe shkak ishte një prekje me dorë në zonën e Liverpool, për të cilën arbitri kryesor që ndodhej fare pranë nuk akordoi 11 metërsh por e la lojën të vazhdojë./Sport Ekspres/

https://twitter.com/NutmegRadio/status/1193593687571341312

https://twitter.com/mekansahibi111/status/1193583999177908229

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online