“Më i fortë se disa nga kolegët e tij në Serinë A“, Porrini u tregon italianëve Vrionin: Nuk e vlerësuan si duhet, është sulmues i pastër

0

Xhakomo Vrioni shkëlqeu në Austri me 19 golat e tij, duke tërhequr vëmendje të madhe në këtë merkato transferimesh. Sulmuesi 23-vjeçar siguroi edhe ftesën e Kombëtares, ku pati mundësinë të luajë në sfidat e muajit qershor. Zëvendës trajneri i kuqezinjve, Serxho Porini, ka folur në lidhje me Vrionin për “1 Football Club“, ku është  shprehur se ka dëshirë ta shohë në Itali, pasi mendon se është më i fortë se disa nga sulmuesit e Serisë A.

“Procesi i tij ka kaluar edhe në kampionatin tonë, por ai nuk ka mundur të shprehë maksimalisht potencialin e tij, sidomos për shkak të problemeve të shumta fizike. Ky është viti i tij i parë në Austri dhe ka jetuar një sezon si protagonist me Svarovski Tirolin. 19 gola, ai është një sulmues i pastër, i aftë me shpinë pas porte. Ka lëvizjet e një sulmuesi të vërtetë.

Një kokë e mirë, edhe e majta tij është fantastike. Megjithatë, ai pati fatkeqësinë që nuk mundi të lërë gjurmë në futbolli italian, sidomos për metodën e gjykimit të përdorur për ta vlerësuar. Do të isha i lumtur ta shihja në Itali, edhe sepse është më i fortë se disa nga kolegët e tij në Serie A”, ka thënë Serxho Porini./Halit Delibashi-Sport Ekspres

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.