Do të jenë ar.ma shtesë e bardhebluve, “Tirona Fanatics” njofton tifozët për biletat e transfertës me Dudelanzhin

Tirana do të luajë ndeshjen e parë në kualifikueset Ligës së Kampionëve më 6 korrik në Luksemburg. Tifozët besnikë të saj nuk do e lënë vetëm në këtë sfidë të rëndësishme, pavarësisht distancës dhe kostove ekonomike, për të qenë ar.ma shtesë e bardhebluve kundër Dudelanzhit. “Tirona Fanatics” njofton tifozët për biletat, të cilat kushtojnë 20 euro dhe janë të limituara. Ndërkohë, shpenzimet e udhëtimit për në Luksemburg shkojnë në 150 euro.

“Biletat për ndeshjen e 6 korrikut kushtojnë 20 euro dhe fillimisht do të kenë përparësi anëtarët dhe tifozët që do të udhëtojnë me TF, më pas të tjerët! Çmimi 20 euro nuk perfshihet në çmimin total të udhëtimit, që kushton 150 euro! Biletat janë të limituara, mos e lër për në moment të fundit”, shkruhet në njoftimin e “Tirona Fanatics”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online