Flamurtari nis projektin për t’u ngjitur në Superiore, prezanton trajnerin e ri dhe ish-kapitenin e Kastriotit

Klubi i Flamurtarit siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, në të cilën shpresojnë të qendrojnë për vetëm një sezon. Kuqezinjtë kanë nisur projektin për rikthimin në Superiore. Ditën e sotme klubi vlonjat ka bërë dy zyrtarizime të rëndësishme. Flamurtari ka konfirmuar Dritan Resulin në krye të pankinës edhe për sezonin e ardhshëm, duke synuar arritjen e të njëjtit sukses si sezonin e shkuar, ngjitjen një kategori më sipër.

Ndërkohë, skuadra vlonjate ka njoftuar edhe afrimin e Sokol Nezirit. Ky i fundit ishte pjesë e Kastriotit në “Abissnet Superiore“, ku mbante edhe shiritin e kapitenit. Neziri luan në fashën e djathtë të mbrojtjes dhe është një emër që pritet të ndihmojë jo pak Flamurtarin në objektivin e sezonit të ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online