“Më hodhi lap-topin në kokë dhe 10 minuta më vonë më kërkoi se.ks”! Detaje trondit.ëse zbulohen për Ryan Giggs, pritet masa e rëndë

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs është në telashe të mëdha. Uellsiani akuzohet se ka sulm.uar ish-partneren e tij, Kate Graville. Detajet e rastit janë vërtet trond.itëse. Ato janë prezantuar nga “The Guardian”. Rasti doli në dritë në fund të vitit 2020. Disa muaj më vonë, Giggs u hoq nga kombëtarja e Uellsit. Gjyqi i tij, megjithatë, filloi vetëm tani.

The Guardian mësoi për dëshminë e ish-partneres së Uellsit, Kate Graville. Ka qenë ajo që ka vendosur të akuzojë ish-futbollistin për shkelje të paprekshmërisë trupore. “U kthyem në dhomën e hotelit, i thashë diçka dhe ai u hodh mbi mua. Unë nuk kisha veshur asnjë rrobë, ai më tërhoqi zvarrë në dhomën e ndenjes, më pas më hodhi mua dhe të gjithë valixhen jashtë në korridor, duke mbyllur derën. Unë isha lakur.iq atje”, thotë Kate për një ngjarje të vitit 2017.

“Dy vjet më vonë, në ditën e Krishtlindjes, u shtriva në shtrat. Dhe ai më godi.ti në shpinë aq fort sa rashë në dysheme. Më pas më kapi dhe më hodhi çantën e laptopit në kokë. Dhjetë minuta më vonë ai më çoi përsëri në shtrat dhe donte të bënte sek.s. Mbaj mend që u zgjova në mëngjes dhe nuk mbaja mend çfarë ndodhi. Ai më tha se e zemërova aq sa duhej të më hidhte çantën në kokë.

Fillova të kontrolloja iPad-in e tij dhe realiteti doli të ishte më i keq nga sa mund ta imagjinoni. Në mesazhet për miqtë, Giggs më cilësonte si lopë dhe kur.vë. Në fillim të lidhjes ishte sikur të kisha takuar shoqen time më të mirë që më shpëtoi nga martesa ime e mëparshme. Ai ishte shpirti im binjak dhe faza e hershme e një lidhjeje ishte si histori dashurie si në filma. Kur ishte me mua kishte lidhje edhe me tetë gra të tjera”, u shpreh Kate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online