“Më goditi keq në fillim”! Brdariç tregon në Gjermani për largimin nga Shqipëria: E zgjova Vllazninë nga gjumi, nuk ka pse të punoj si trajner jashtë vendit

Thomas Brdaric ka dhënë një intervistë për median gjermane “Kicker”. Teksa analizon ndeshjet e Bundesligës, gjithashtu është prekur edhe tema e largimit nga Vllaznia. Gjermani shprehet se e ka përjetuar shumë vendimin e klubit pasi ishte i përkushtuar në këtë punë. Kur diskutohet për punën e re si trajner, Brdaric i shkel syrin klubeve gjermane.

“E kam marrë veten pas largimit nga Vllaznia. Kur t’i punon me shumë përkushtim, goditesh keq në fillim. Në fund të fundit, ne e zgjuam klubin nga gjumi dhe vitin e kaluar të paktën e çuam atë në skenën e vogël ndërkombëtare, duke u kualifikuar në Europa League. Unë gjithashtu do të kisha dashur të kisha mbrojtur Kupën. Kjo është ende e mundur për djemtë dhe unë do t’i mbaj gishtat të kryqëzuar për ta.

Ndihem në formë dhe mjaft i freskët për një punë të re që nuk ka pse të jetë përsëri jashtë vendit. Unë jam në një turne në Gjermani, si të thuash, duke parë ndeshje aty-këtu dhe duke takuar miq dhe ish-lojtarë kudo. Jo vetëm në Bundesligë, por edhe në futbollin e nivele më të ulëta. Djali im Tim luan për KFC Uerdingen. Ndeshja e fundit në shtëpi atje u zhvillua për herë të parë në Grotenburg, ishte shumë emocionuese”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online