Igli Tare piketon talentin e radhës për Lacion, i ka sytë te lojtari që po lë pas Mesin dhe Nejmarin në Francë.

Igli Tare ka piketuar talentin e radhës. Drejtori sportiv i Lacios ka kthyer sytë nga Franca, atje ku një yll i ri po lind. Bëhet fjalë për Folarin Balogunin. Sulmuesi 21-vjeçar është në huazim në radhet e Reims-it, por kartoni i tij zotërohet nga Arsenali.

Balogun po shkëlqen në Ligue 1, ku udhëheq listën e golashënuesëve me 15 gola të shënuar, po aq sa edhe Kilian Mbape. Ndërkohë, pas tij qendrojnë edhe emra si Lionel Mesi, apo Nejmari. “Calciomercato“ raporton se Lacio është e interesuar për shërbimet e tij, por ka edhe konkurencën e Napolit, Milanit dhe Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online