“Më falni, por nuk e mbaj dot më, do ta them”! Ardi Behari flet hapur: Adili është i velur me Vllazninë, Çoba nuk po njihet më

Vllaznia ka humbur me rezultatin 3-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e parë pa Brdaric. Një përballje kjo ku ndikoi jo pak dhe gabimi i arbitrit në golin e parë që u akordua për vendasit, megjithëse përsëritjet e pamjeve treguan të kundërtën. Gjithashtu edhe mungesat e shumta të shkodranëve, rreth gjashtë titullarë, por për Ardi Beharin që ishte i ftuar në “Skaner” në “MCN TV”, problemi është tjetër.

“Pashë disa vendosje jo të duhura të lojtarëve, megjithëse kishte shumë mungesa Vllaznia. Por ka pasur shumë lojtarë që kisha kohë që nuk i kisha parë. Pashë Hoxhën dhe Heric, më kishin humbur nga sytë më parë dhe kanë rënie nga forma e dikurshme. Pashë Cobën që në Shkodër kanë pritshmëri për të, nuk njihej fare. Nëse këta lojtarë nuk janë në tonus gjatë gjithë sezonit, mos prit që të jenë për një ditë të keqe.

Dua ta them dhe këtë tjetrën, më falni por nuk e mbaj dot më. Te Vllaznia ka disa lojtarë që janë të velur. Adili është i velur me Vllazninë. E shikoj në mënyrën sesi luan, sesi reagon pas gabimeve, sesi luf.ton në fushë tani. Prandaj them se Adili është i velur me këtë skuadër. Ai që më shqetësoi realisht ishte Dianje. Për mua një nga qendër mbrojtësat më të mirë, por ndaj Egnatias nuk ishte fare i impenjuar”, tha Behari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online