“Më duhej që ta mbroja Kumbullën”! Murinjo shpërthen pas barazimit me Bodo Glimt: Arbitër i mbaruar, na mohoi dy penallti

Murinjo ka shpërthyer sërish me arbitrat, këtë herë në Conference League. Roma nuk arriti më shumë sesa barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Bodo Glimt. Trajneri portugez ia ka faturuar të gjithë përgjegjësinë e këtij rezultati, arbitrit të takimit. Gjithashtu Murinjo ka folur edhe për Kumbullën, duke u shprehur se pas gabimeve të bëra në ndeshjen e parë me Bodo Glimt, duhej që ta mbronte.

“Ne nuk kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi bërë shumë gabime nga pikëpamja teknike. Por dy penalltitë për ne ishin shumë të pastra, njerëzit mund të flasin për atë që duan. Arbitrat që janë në Conference League janë “të mbaruar”. Roma po gjykohet si në Serinë A, për ne nuk ka shumë ndryshim nëse ekziston ose jo VAR. Ibanez luajti si mbrojtës në krahë dhe e futi në xhep rivalin e tij. Pas ndeshjes së parë me Bodo Glimt, më duhej që të mbroja Kumbullën dhe nuk duhej që të luante sot”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *