Faji i Kumbullës dhe ekipit të dytë? Bodo/Glimti bën për “ujë të ftohtë” Murinjon, një gol në fund i shpëton “nderin” portugezit

Bodo/Glimt rezultoi një “kockë e fortë” për Romën e Murinjos. Skandinavët i shkaktuan “special one”-t humbjen më turpëruese në karrierën e tij në Norvegji, çka solli një tronditje të fortë në kryeqytetin italian. Atëherë faji shkoi i gjithi për Kumbullën dhe ekipin e dytë të aktivizuar nga tekniku portugez, që premtoi pas ndeshjes se në ndeshjen e kthimit do të ishte Mançini që priste kundërshtarët në mbrojtje e madje u kërkoi gazetarëve të mos e kritikojnë përse zgjedh të luajë gjithnjë me të njëjtët lojtarë.

Por mbrëmjen e sotme Bodo/Glimt-i bën për “ujë të ftohtë” edhe të preferuarit e Murinjos. Ishte Solbaken ai që me një supergol në fund të pjesës së parë i dha epërsinë norvegjezëve. Roma kundërpërgjigjet në minutën e 54-t me anë të El Sharauit, por Botheim shtang përsëri verdhekuqtë vetëm 11 minuta më vonë. Roma kërkon me ngulm të ndryshojë rezutatin, teksa një humbje tjetër në “Olimpiko” do të shënonte një tjetër mbrëmje të errët në karrierën e Murinjos. Një gol nga Ibanez në minutën e 84-t ishte ai që shpëton “nderin” e portugezit kundër Bodo/Glimt, duke arritur që të marrin 1 pikë nga ky takim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online