“Më dobët në Kupat e Europës se në kampionat“, Sulçe këshillon klubet shqiptare: Të mendojnë që në shtator për Europën

Teuta dhe Laçi kanë siguruar një kualifikim historik në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët e Superiores kanë ende shanse për të prekur “play off“-in, ndërsa nga ana tjetër Laçi duket se i ka mbyllur të gjitha llogaritë me Anderlehtin. Në një intervistë me Driln Xhepollarin në “Ora News“, gazetari i njohur Altin Sulçe vlerëson faktin se futbolli shqiptar ka njohur rritje në Europë në tre vitet e fundit. Megjithatë sipas tij klubet e Superiores mund të japin më tepër në arenën ndërkombëtare dhe për të mbërritur në këtë pikë duhet të ndryshojnë strategjinë për të siguruar kontrata më afatgjata për lojtarët.

“Është një moment i veçantë në Kupat e Europës. Është mbase momenti ku duhet të masim gjithë forcën e kampionatit shqiptar të futbollit. Kemi progresuar pak sa i përket këtij sezoni. Në dy-tre vitet e fundit shikojmë një lëvizje të futbollit shqiptar, që e ka treguar me kualifikime dhe me performancën në Europë. Shikojmë edhe pikët që kanë marrë klubet shqiptare në sistemin e renditjes së klubeve. Ky është një tregues që jep simptoma pozitive për një ngritje të futbollit tonë.

Ekipet shqiptare janë më të dobëta në Kupat e Europës se sa gjatë kampionatit. Po të shikojmë, të gjitha ekipet që kanë marrë pjesë, Partizani, Vllanzia, Teuta, kanë shumë hemorragji. Strategjia më e madhe vjen për performancat dhe përballjet europiane. Këtu do të ishte edhe thembra e Akilit.

Ekipet që në shtator duhet të mendojnë se në qershor vjen Europa, vijnë ndeshjet e mëdha, vijnë përballjet që na rendisin më lart në Europë dhe na japin pikavarazh, vijnë përballjet ku ne reklamojmë lojtarët, vijnë përballjet që përkthehen me terma financiar sa i përket buxheteve të klubeve. Pra klubet shqiptare duhet të bëjnë një llogari pak më të gjatë. Jo të mendojnë vetëm për aktivitetin kombëtar, por edhe për atë ndërkombëtar, që është edhe më i rëndësishmi“, ka thënë Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online