“Më detyronin të quaja Ronaldon më të mirin në botë”, shahisti që mban numri një: Lionel Mesi është nivel tjetër

Shahisti numër 1 në botë, Magnus Carlsen deklaroi se është tifoz i skuadrës spanjolle, Real Madrid. Në emsionin “Lex Fridman”, ai deklaroi se pavarësisht se është mbështetës i madrilenëve, cilëson Messi-n më të mirë se Cristiano Ronaldo. Carlsen gjithashtu u shpreh se shumë herë është detyruar të thojë emrin e Cristiano Ronaldos si më të mirin në planet, përkundër dëshirës së tij.

” Unë mendoj se është mjaft e vështirë të krahasosh një lojtar me Lionel Messin, pavarësisht se si tifoz i Realit duhet të them Ronaldo. Kam shkuar në shumë ndeshje në Madrid në vitet e kaluara dhe ato kanë qenë gjithmonë të mrekullueshme për mua. E vetmja gjë që më mërziti ishte se kur jepja një intervistë për uebsajtin e klubit, gjithmonë duhej të përmendja Ronaldon. Kur më pyesnin se kush është lojtari më i mirë për mua, unë duhej të thosha Ronaldo” – u shpreh shahisti Magnus Carlsen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online